Mark Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Ilaria Sulës dhe një kriminel i vetërrëfyer, i ka shkruar dhe i ka dërguar një letër nga burgu familjes së vajzës, ku kërkon falje për veprimet e tij . Sipas raportimeve, djaloshi 23-vjeçar me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.
“Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija.
Por sipas familjarëve të Ilaria Sulës, letra nuk mund të fshijë mizorinë e asaj që ka ndodhur.
Vrasja e studentes shqiptare,autori kërkon falje,por familja e refuzon
1–2 minuta





