Ngjarja e rënde ka ndodhur ne Izmir, Turqi. Sefket Yerdeşen, ishte i njohur ne komunitetin ku jetonte në lagjen Kemal Pasha në qytetin e Izmirit, per dashurinë qe kishte per kafshet e rrugës, te cilat i ushqente rregullisht.

Pikerisht per kete arsye, pa asnjë konflikt tjeter, ai qëllohet per vdekje nga një person. Autori kësaj vrasje rezulton të jetë Rahmi Jëlldëz, që njihej për urrejtjen ndaj kafshëve.

Pas ngjarjes ai u largua për tiu fshehur policise. Ndersa viktima megjithese iu nënështrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Universitar Manisa Celal Bayar, nuk mundi të mbijetonte.

Kjongjarje e rende provokoi reagime te forta te qytetareve. Policia e Izmirit beri te ditur ne oret e vona te mbremjes, se ka mundur ta arrestoje autorin Rahmi Jëlldëz. Sot ai do te dale para Prokurorit Publik. Para prokurorise ka pasur grumbullime te medha qytetaresh te cilet kerkojne ndeshkimin e rende te autorit. Mediat vendase bejne te ditur se per vepren penale te vrasjes me dashje dhe per rrethanat renduese dhe cilesite e viktimes, autori rrezikon nga 45 deri ne burgim te perjetshem.

,

Lajme Te Ndryshme