MIMOZA AHMETI

Qe ti je gomar kjo është diçka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë bërë,
ne gratë që i humbe,që i braktise, a shpëtuan duke ikur prej teje,
për mbetur gjallë diku
në lëmoshë ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithë prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisësh e birresh në tokë të mallkuar.
Masë vigane dhe e deshperuar njëkohësisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotësisë kuptimin.
Cdo ditë humb diçka nga cilesia e yllit,
vdiresh në rërë.
Çdo natë fiton diçka nga pamortësia e vdekjes.
Oh,tani që po shuhesh,ndërsa vazhdon akoma të shuhesh
vërvit në ajër tentakula te tmerrshme vetmie të shthurur
me lak fshikullues kap,tërheq e shtrëngon,
robëron
me buzet sterile,trupin e pandjeshëm.
Shpesh kam rënë në gjurmët e bjerrrjes sate,shfrimit
mënyrës së tërthortë të shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lëkundjes,se paqenës,
asaj paqëndrueshmerie qe nuk ngre dot bazë.
Ndjenja luksoze,në esence shkatërruese,
gërryejnë si macet gjire grash të lëna.
Rrugëhumbur i bukur qê vazhdon të humbesh,
që di të sillesh, por që etika s’ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,më ke,gjithmonë më ke pasur,
mbështetje,frymë,shteg në rruge pa krye,
Por ti s’e kupton,ngaqë je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe unë të dua tmerresisht.

,

Lajme Te Ndryshme