Kryeministrin Edi Rama e kanë lënë nervat që ditën e pare, duke e fyer shumë rëndë Chris LaCivita. Ai ka perdorur ndaj tij nofka si bulldog, apo dhe fyerje te tjera denigruese. Çdo lloj gjuhe denigruese e perdorur gjate fushates eshte e denueshme, por kur ajo perdoret nga Kryeministri vendit, kalon dhe kufijt e skandalozes.

   Pasditen e sotme ka shpërndarë në facebook një postim denigrues ndaj Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump në rikthimin e tij si Presidenti i 47-të i ShBA-ve dhe tashmë shefi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim – që është fshirë brenda pak minutash – Rama e quan Chris LaCivita ‘bulldog’. Po postojme tekstin autentik të rigjeneruar dhe shpërndarë nga faqe të menaxhuara nga njerëz pranë Ramës që kanë nisur një fushatë denigruese, të turpshme kundër strategut të fitores së Donald Trump dhe njëkohësisht udhëheqësi i fushatës së Berishës.

,

Lajme Te Ndryshme