Prokuroria e Beratit ka dhënë këtë të shtunë pretencën për Armando Kumarakun dhe të ëmën e tij, Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit social TikTok, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtimi i të miturit’.

Organi i akuzës ka kërkuar që Kumaraku të dënohet me 3 vite burg dhe t’i hiqet e drejta e prindërimit, ndërkohë që për nënën e tij kërkohet një dënim prej 2 vitesh burg.

Natasha, së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok.

Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për përfitime personale, duke e mësuar të shante dhe të fyente me fjalë të rënda në rrjetet sociale, me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.

,

Lajme Te Ndryshme