Shkruar nga DANIELA ZISI
Kush ka udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Lozhanit dhe më tej, doemos nuk mund të mos ketë ndaluar pak minuta tek Çezmat e Senishtit.
Rreth çezmave shtrihen shpate malorë plot pemë dhe bimësi,ndërsa përballë rrjedh zhurmëmadh lumi i Devollit,çfarë i jep peizazhit të thyer një bukuri të lakmueshme.
Sylynjarët,prej të cilëve gurgullon uji I kristaltë alpin,të ftojnë të bësh një pushim të vogël. Dikush shuan etjen dhe dikush freskohet me ujin e lajthisë që buron nga kushedi ç’ thellësi, a zemër mali dhe më pas vazhdon udhën,duke marrë me vete atë pauzë të paharrueshme kohe.
Çezmat e Senishtit, kanë gati një shekull që bujarisht presin e përcjellin ata,që rruga I sjell në këtë zonë të juglindjes,për hall,a gëzim.

Më të vjetrit në zonë thonë se çezmat u ndërtuan rreth vitin 1932 nga një zantaçi ndërtimi nga Dibra,I cili duket kishte ardhur në këtë krahinë për të punuar. Në kujtim të ndërtuesit të Çezmave të Senishtit, Sefer Maliq Seferi, komuniteti I zonës,dhjetë vite më parë,financoi restaurimin e çezmave,të degraduara nga koha. Sipër tyre,u ndërtua një platformë pushimi,që shfrytëzohet nga udhëtarët për tu çlodhur pak më gjatë.
Ata që I dinë ku ndodhen Çezmat e Senishtit,bëjnë km të tëra,për të mbushur enë me ujë për konsum familjar,sidomos gjatë muajve të verës,kur duhet të presësh në radhe,për të shuar etjen.
Çezmat e Senishtit mbeten stacioni I përhershëm I pushimit për udhëtarët që kalojnë shpesh në këtë segment rrugor,por edhe për vizitorët që rruga u bie rrallë këtyre anëve.
Tradita e ndërtimit të çezmave publike në juglindje, shtrihet para më shumë se një shekulli,si në zonat1I urbane,ashtu edhe në fshatra.





