Teksa fushata elektorale po vijon me intesitet, qeveria ka hapur një tjetër skemë,për të cilën ka dyshime të forta se mund të përdoret për të siguruar vota.Sot u  hapën aplikimet për skemat e mbështetjes në bujqësi, blegtori,bletari,gjithsej 8 skema mbështetëse.

Fermerët e Korçës u dyndën në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë për të aplikuar,por shumë prej tyre nuk e bënë dot aplikimin,për shkak të mungesës së dokumentave. Aplikimi për skemën e naftës kërkon që fermerët certificaten e pronësisë së tokës,apo ATM ta shoqërojnë me skicën përkatëse. Një tjetër dokumet që u shtohet fermerëve është edhe fatura e shitjes së imputeve ose shitjes së prodhimit. Por fermerët kanë qenë të painforumuar për dokumentat e kërkuara për aplikim,duke u detyruar të sorollaten me ditë të tëra për t’i plotësuar.

Interesi më të madh fermerët kanë pasur për skemên e naftës,nga e cila vitin e kaluar në qarkun e Korçës përfituan 11 mijë fermerë.

, ,

Lajme Te Ndryshme