Një familje në Kars, e cila merret me bagëti, u habit dhe u emocionua kur pa një qengj, nëna e të cilit ngordhi pas lindjes, duke u ushqyer me gji nga një lopë
Në Sarıkamış të qytetit Kars në Türkiye, lopa e quajtur “Sarıkız” po ushqen me gji një qengj, nëna e të cilit ngordhi një javë pasi lindi, raporton Anadolu.
Një nga delet e Soner Yaşar (39), i cili ka rreth 20 vjet që merret me bagëti, ngordhi pas lindjes dhe qengji mbeti pa nënë.
Yaşar pa lopën e tij të quajtur “Sarıkız” duke ushqyer qengjin që e kishte ushqyer me shishe për një kohë dhe e quajti atë “Jetim”.
Ai dhe familja e tij ishin të dy të gëzuar dhe të befasuar nga kjo situatë, dhe gjithashtu u emocionuan nga veprimi i lopës duke i dhënë gji qengjit.
Familja Yaşar kujdeset si për qengjin që mbeti pa nënë ashtu edhe për lopët tjera.
– “U mësuan më njëri-tjetrin”
Mbarështori Soner Yaşar për Anadolu tha se kjo ishte hera e parë që ai sheh një gjë të tillë mes kafshëve.
Ai tha se qengji dhe lopa u mësuan me njëri-tjetrin sepse jetonin në të njëjtin hambar dhe se e ushqenin me shishe qengjin e vogël.
“Pastaj nuk e donte as shishen. Lopa jonë me emrin ‘Sarıkız’ u kujdes për atë dhe filloi t’i jepte qumësht. Tani, ajo pi qumësht, ha bar dhe foragjere së bashku me viçat dhe po rritet në këtë mënyrë”, tha Yaşar.







