Aktori i famshëm, Keanu Reeves ka bërë publike një foto duke e shoqëruar me një refleksion të jashtëzakonshëm. Ai shkruan:

” A i sheh njerëzit që janë pas meje? Nxitojnë për të shkuar në punë dhe nuk i kushtojnë vëmendje asgjëje. Ka raste që biem në kurthin e jetës së përditshme dhe harrojmë t’i kushtojmë kohë bukurisë së jetës. Sikur të ishim zombi.

Hiqi kufjet e telefonit dhe ngrije kokën lart! Përshëndet dikë që e njeh dhe përqafo dikë që të duket i trishtuar ! Ndihmo dikë!Çdo ditë duhet jetuar sikur të ishte dita e fundit e jetës!

Njerëzit nuk e dinë që shumë vite më parë kam vuajtur nga depresioni. Nuk ia kam thënë askujt. Më është dashur të luftoj me mënyrën time për të dalë nga depresioni. Njeriu që po ngadalêsonte lumturinë time, ishte vetja ime.

Çdo ditë është e çmuar ndaj le ta jetojmë!
Të nesërmes nuk i dihet, ndaj jeto sot!

Keanu Reeves

, ,

Lajme Te Ndryshme