Flakët e zjarrit kanë përfshirë gjatë pasdites një banesë në fshatin Sanjollas të bashkisë së Kolonjës. Nē momentin e zjarrit mësohet se në shtëpinë që u përfshi nga flakët ka qenë një 80 vjeçar I cili jetonte I vetëm. Policia dhe shërbimi zjarrfikës ndërhynë në kohë duke nxjerrë të moshuarin nga banesa. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës për shkak të djegieve që ka pësuar. Policia po heton rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Lajme Te Ndryshme