Katër persona të plagosur janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës. Ata janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy prej tyre janë të mitur: Arens Stafa, 34 vjeç, M.D, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D.D, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit.
Mësohet se babai i fëmijëve është pronar i “Pelikani Security”.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.





