Në një status në faqen e tij në fb kandidati i listës së hapur i PD Edmond Spaho ka denoncuar,sipas tij,përfshirjen e administratës së bashkisë Maliq dhe institucione të tjera në fushatën zgjedhore,në shkelje të ligjit. Spaho thotë se ka denoncuar rastin në Prokurorinë e Korçës dhe KQZ:

“Shtabi i PS per zgjedhjet e 11 Majit ne Sheqeras, njesia administrative Vreshtas perbehet nga Klasen Brako, drejtor pyjore, Xhezmi Koro punonjes bashkie tek  pylli fazaneve, Dorian Zholanji drejtor shkolle ne Sheqeras, Qezar Bezati, administratori i njesise Vreshtas, Nehat Alo punonjes  mirmbajtje ne Bashki Maliq, Ilirjan Kosta  drejtor i EKB Korce, Mikela Barci  punonjese e perkrahjes sociale, njesia adminstrative Libonik, Xhensika Selfo, punonjese tatim taksave ne njesine administrative Vreshtas, Xhoana  Dauti punonjese e tatim taksave ne njesine  Vreshtas, Flauevio Koro roje shkolle ne Sheqeras, Drini Terolli punonjes sherbimesh Bashkia Maliq.

Nuk ju ben tërr syri dhe sfidojne ligjin per te mos u perfshire ne aktivitete politike. Madje e hedhin me trimeri ne FB.

Ne po i kallzojme sot ne Prokurori dhe ne KQZ”- thotë Spaho”.

Lajme Te Ndryshme