Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vreshtas në Maliq.

Raportohet për një fëmijë të aksidentuar, pasi gjatë drejtimit të automjetit, shoferi ka humbur kontrollin.Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se fëmija 9-vjeçarështë transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacioni policise

Maliq/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital,në gjendje jashtë rezikut për jetën.     

Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme Te Ndryshme