Oliver Milanov, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AHV), në emisionin “Biznes21” deklaroi se ishte i tronditur nga ajo që kishin zbuluar inspektorët në terren në Ohër, Strugë, Prespë dhe Dojran.
“Ajo që pashë në këto vende ishte tronditëse. Kishte shumë operatorë të paregjistruar, zbuluam 8.8 ton ushqim të pasigurt”, theksoi Milanov.
Milanov u ankua se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përballet me mungesë inspektorësh, gjë që e vështirëson kryerjen e kontrolleve të rregullta të sigurisë së ushqimit.
“Vitin e kaluar në pension dolën dhjetë inspektorë, këtë vit po dalin edhe 18. Na mungojnë të paktën 25 inspektorë”, tha Milanov.
Për ju që bëni pazar në Strugë: Në markete,8.8 ton ushqime të pasigurta
1–2 minuta





