Gjatë mbrëmjes është rritur ndjeshëm fluksi i emigrantëve që vijnë nga Greqia për të festuar Pashkën në atdhe.
Dhjetra mjete presin të hynë ne territorin tonë nga Greqia prej gati një ore. Emigrantet që kthehen në atdhe për festën e Pashkës janë duke pritur në radhe për të kryer procedurat në doganën shqiptare.
Policia greke,për të menaxhuar fluksin po punon me 6 sportele në dalje. Ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në funksion 7 sportele në hyrje për të përpunuar në kohë sa më të shkurtër udhëtarët.
Autoritetet e kufirit kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve që hynë në territorin shqiptar.
Radhë e gjatë mjetesh në Kapshticë,emigrantët kthehen për Pashkë
1–2 minuta





