Korçë/ E premtja para Pashkes,që njihet si e Premtja e Zezë,u kremtua nga besimtaret ortodokse,me  ceremoninë e organizuar nga Mitropolia e Shenjte.

Rituali kalimit nen epitaf

Rituali i kalimit nën epitaf dhe procesioni i varrimit të Krishtit,mblodhën para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”,qindra besimtarë. Atyre iu   bashkuan edhe qytetarë të shumtë,të cilët shoqëruan procesionin përgjatë ecjes në rrugët kryesore të qytetit. Ceremonia u përcoll nga marshe funebër,ndërsa epitafet e gjashtë kishave u bashkuan per tu kthyer sërish tek Katedralja.
At Ilia Kotnani udhëhoqi procesionin e të Premtes së Zezë.

E premtja e
Zeze,simbolizon sakrificat dhe vuajtjet e Jezu Krishtit,i cili me mekatet e botes mbi shpine,rrugetoi mundimshem drejt vendit ku u kryqëzua,per tu ngjallur të dielën e Pashkës.

Lajme Te Ndryshme