Më shumë ka dinjitet Ilir Vrenozi sesa shumë aktorë, politikanë, artistë dhe të ashtuquajtur intelektualë. Kur mendon që opozita ka figura sa të duash,që mbanin dhe mbajnë poste politike në PD dhe nuk lanë familjarë pa rregulluar në administratë,ndërsa qytetarë të thjeshtë si Ilir Vrenozi,kanë kurojon civile të na tregojnë se mbi gjithçka njeriut i vlen dinjiteti.

Vrenozi: Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi. Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. E kam sharë për 12 vite dhe më mori sikur ska ndodhur asgjë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë.

Lajme Te Ndryshme