Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia ditën e sotme përgjatë unazës Perugia-Bettolle. Autorit iu gjetën mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro para cash. Teksa po kryenin shërbimet rutinë të kontrollit, efektivët e policisë vunë re një automjet të dyshimtë. Në momentin e kontrollit, shoferi dukej nervoz.

Një kontroll i plotë i makinës i kryer nga oficerët çoi në zbulimin e një fundi të rremë poshtë sediljes së pasagjerit. Brenda ndarjes së krijuar posaçërisht u gjet dhe sekuestrua një bllok droge prej një kilogrami.

Lajme Te Ndryshme