Kryeministri Rama I cili gjatë të shtunës vijoi turin e takimeve elektorale në Maliq,Kolonjë,Pogradec dhe Korçë, ka ndërprerë axhendën,duke u nisur në orët e mbrëmjes së djeshme me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Burime të besueshme thanë se Rama do të kalonte festën e Pashkës në Korçë,por dhimbjet e forta të mesit,pas takimit me gratë socialiste të administratës,në Pallatin e Sportit,e kanë detyruar të largohet,për të kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore në kryeqytet.

Fushata intensive në çdo qark të vendit ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të kryeministrit,për shkak të së cilës,iu prishën planet për të festuar Pashkën në Korçë.

Lajme Te Ndryshme