Për herë të parë pas 36 vitesh, çmimi “Goldman” i njohur si “Nobeli i Mjedisit” iu dha dy aktivistëve nga Shqipëria.
Aktivistët e EcoAlbania-s Olsi Nika dhe Besjana Guri u nderuan për fushatën e jashtëzakonshme për mbrojtjen e Vjosës – tani një Park Kombëtar i një Lumi të Egër, unik në Evropë.
“Ka pasur zhgënjime, dilema, por kurrë s’e menduam si fundin e kauzës. Vjosa ka diçka magjike.” – Olsi Nika






