Dy ngjarje jane shenuar ne qarkun e Korçes, ku vjedhesit kane qene brenda familjes. Nje ngjarje eshte regjistruar ne Kolonje, ku vjedhesi ka ardhur nga Tirana per te vjedhur gjyshen e tij, kurse ngjarja e dyte ne Devoll, ku hajditi ka vjedhur te atin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Zh., 24 vjeç, banues në Tren, pasi dyshohet se ka vjedhur disa thasë me foragjere, nga dyqani i babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Zh. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash gjyshes së tij.
Nipi nga Tirana vjen të vjedhë gjyshen në Kolonjë. Djali vjedh babain ne Devoll
1–2 minuta





