Hapet projekti më i ri në Parkun Kombëtar të Prespës: “Prespa në Farë”!

Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e njohur Snezhana Lazarova – Luna, solli sot në ambientet e Bashkisë Pustec një ekspozitë unike mozaikësh, të realizuar me fara të shumllojshme. Kjo ekspozitë është pjesë e projektit më të ri “Prespa në Farë”, që synon të krijojë një lidhje të veçantë mes natyrës dhe artit.
Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit midis organizatës PPNE dhe Bashkisë Pustec, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Qëllimi kryesor është promovimi i biodiversitetit të zonës së Prespës përmes një forme të re, kreative dhe edukative: artit me fara.
Risia e këtij projekti qëndron në përfshirjen e shkollave të Prespës në aktivitete artistike dhe edukative, të cilat do të nxisin kreativitetin e nxënësve dhe do të forcojnë ndjenjën e përgjegjësisë për mbrojtjen e natyrës. Kjo iniciativë synon të mbjellë vlera të qëndrueshme në botën shpirtërore të brezit të ri, duke ndërtuar ura të reja mes artit, edukimit dhe ruajtjes së mjedisit.

Lajme Te Ndryshme