42 vjeçari nga Korça Endri Abedini ka tentuar të djegë veten me benzinë,por ndërhyrja e policisë,e ka shpëtuar nga finalizimi i aktit tragjik.
Abedini dy javë më parë denoncoi zhdukjen e të birit 18 vjeç,I cili kishte ikur nga shtëpia pa njoftuar familjarët. 42 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe largimi I djalit,për herë të dytë mga shtëpia e kishtë rënduar gjendjen e tij pskikologjike,duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vetëvrasjen e një shtetasi.
Ditën e djeshme, në lagjen nr.1, Korçë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugë, një shtetas që ishte lyer me benzinë dhe po tentonte të vetëdigjej. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar shtetasin E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas u dërgua në spital dhe më pas në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.





