Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup.

Në raportin e publikuar së fundmi rezulton se 46% e punonjësve në vendin tonë në vitin 2024 kanë pohuar se përjetojnë stres të përditshëm në punë.

Reflekton një të vërtetë reale që modernizimi apo standartizimi i shumë sipërmarrjeve ka problematika të thelluara që demotivojnë punonjësit, nuk japin atë që i takon dhe kanë sisteme të munguara të promovimit të brendshëm në karrierë”, tha Erion Muça, ekspert punësimi.

“Stresi në vendin e punës nuk është një ndjesi e përkohshme, por një ndjesi që e shoqëron punonjësin në një kohë të gjatë, gjë që sjell pasoja në përqendrim, motivim, dhe ne vendimmarrje”, tha Anora Kroj, psikologe.

Në kontinentin Europian Shqipëria renditet e dyta pas Qipros Veriore për përqindjen më të lartë të punonjësve që përjetojnë vetmi të përditshme në punë, me 19%.

“Do duhet të rritet niveli i pagës në mënyrë progresive, mbi bazën e përvojës dhe eksperiencës më mënyrë automatike, kjo duhet normohet”, tha Muça

Lajme Te Ndryshme