Një nënkomisar në DVP Shkodër është pezulluar nga detyra. Nënkomisari, emrin e të cilit nuk po e publikojmë, ka dhënë një opinion, i cili mund të përmblidhet në një pyetje, që ishte edhe titulli i postimit në Facebook: A do dinë dukagjinasit të votojnë per vete me 11 maj?! Ideja e tij është se dukagjinasit, këtë herë mund të përfaqësohen nga 3 deputetë në Kuvend, ku dy zonja janë në lista të mbyllura të dy partive të mëdha. Ai flet thjesht si dukagjinas, që është origjina e tij, nuk bën thirrje të votohet as për X apo Y kandidat. Ky postim ka mjaftuar,që polici,të cilit I është vënë tritol në banesë për shkak të detyrës,të rrezikojë karrierën dhe vendin e punës për një postim në fb,ku nuk shprehej pozicionim politik.
Skandal,polici pezullohet nga detyra,se pyeti në fb,a do dini të votoni për vete në 11 maj
1–2 minuta





