Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e djegies së një mjeti pasditen e së shtunës në lagjen 9. Sipas policisë,ka qenë një fëmijë 10 vjeç ai që ka hedhur tampona shkume nga ballkoni,të cilat kanē rënë mbi mjet dhe kanë shkaktuar zjarr.

Njoftimi i Policisë së Korçës:


Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

Lajme Te Ndryshme