Vlora është tronditur këtë të diel nga një vrasje,rrethanat dhe motivet e të cilës janë ende mister.Një 58-vjeçar nga Vlora është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si Renato Hoxhaj, punonte si roje në një objekt që ndodhej në proces ndërtimi, pranë banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, trupi i pajetë është gjetur rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, pranë vendbanimit të tij.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autorët e krimit janë ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe është ngritur një grup i posaçëm, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit/ve. Hetimet vijojnë.

Lajme Te Ndryshme