Një moment prekës është regjistruar në Vlorë, pas ngjarjes së rëndë ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj, roje objekti, u vra me armë zjarri pranë shtëpisë së tij. Qeni i tij besnik endet në zonën e kantierit, duke kërkuar të zotin që nuk do të kthehet më. Ky moment i dhimbshëm është filmuar nga gazetari i Euronews Algert Harizaj. Ngjarja ndodhi pranë një ndërtese ende në ndërtim, ku viktima kishte punuar prej pesë vitesh si roje. Trupi i tij u gjet në afërsi të shkallëve që përdoren nga efektivët e policisë. Sipas autoriteteve, pranë kantierit ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të krimit.
Hachiko i Vlorës,pas vrasjes,qeni kërkon të zotin në vendin e ngjarjes
1–2 minuta





