Kur vdiq, Papa Françesku kishte vetëm 100 dollarë trashëgimi personale. Ai nuk kishte llogari bankare, prona apo investime në emrin e tij.
Edhe pse mund të fitonte 340 mijë euro në vit, ai kurrë nuk e pranoi pagën nga Vatikani, pasi kishte dhënë betimet e varfërisë dhe jetonte me drejtësi.
Jorge Bergoglio (Papa Françesku) hoqi dorë nga luksi i pallatit papnor dhe zgjodhi të jetonte në shtëpinë e thjeshtë “Casa Santa Marta”. Të gjitha shpenzimet e tij mbuloheshin, por stili i tij i jetesës ishte i thjeshtë dhe në përputhje me atë që predikonte.
Trupi i tij, sipas amanetit të tij, u varros në Bazilikën “Santa Maria la Maggiore” në Romë dhe jo në Vatikan si paraardhësit e tij. Arkivoli është prej druri.
Në mbishkrimin mbi varrin e tij zgjodhi thjesht emrin “Francis”, pa emertimin solemn papnor.
Trashëgimia e tij nuk ishte materiale, por morale: përulësi,koherencë dhe shërbim.
Trashëgimia materiale e Papa Françeskut,vetëm 100 dollarë
1–2 minuta





