Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg,me kerkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj Antonio Karafili,ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.
Edhe pse ngjarja u rregjistrua dhe hetua si vetëvrasje,pasi 18 vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me carcaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopojë,prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet,të cilat implikonin nē ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe te riun tjetër Rexhep Vathi.
Nga idiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në peme,duke inskenuar vetevrasjen e të riut. Motivi I krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimen dhe Rexhep Vathin.Pas krimit, Spahillari emigroi ne Kanada,ndërsa nē gusht te 2024 Rexhep Vathi vrau veten.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhërin e arrestit për Spahillarin,ndersa gjykata e Korces caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungese për akuzen e vrasjes me dashje në bashkepunim.
Pas kesaj ,pritet që Prokuroria e Korçēs të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin,e cila prej disa vitesh jeton ne Kanada, ku ka krijuar familje.
I riu nga Korça u vra nga e dashura dhe partneri I saj,Prokuroria pas 7 vitesh zbardh krimin
1–2 minuta





