Një person I cili punonte si roje në godinën e Senatoriumit të Korçës është shoqëruar nga policia pak minuta më parë.

Roja ka hyrë brenda ambjenteve të Senatoriumit duke fyer stafin e spitalit dhe pacientët e shtruar. Sipas policisë,roja ka debatuar duke goditur më pas me grushta familjarin e një pacienti.

Policia ka ndërhyrë duke e shoqëruar në Komisariat rojen e Senatoriumit.

Incidenti i rëndë ngre pikëpyetje mbi sigurinë në godinat dhe pavionët e spitaleve,ku rojet që duhet të garantojnë sigurinë,bëhen vetë protagonistë të cënimit të saj.

Lajme Te Ndryshme