Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve gjobiti 13 kryetarë bashkie me vlerë 5 mijë lek dhe 4 funksionarë ministrish me 3 mijë lek gjobë,për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesat nr.28, nr.29, nr.30 dhe nr.31 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative.
Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, KAS vendosi pushimin e shqyrtimit të kërkesës nr.28.
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nr.29, KAS vendosi sanksionin administrative, gjobë gjobë në masën 5 000 lekë ndaj:
1. z. Fran Tuci, Kryetar i Bashkisë Fushë Arrëz;
2. z. Andis Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik;
3. z. Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës;
4. zj. Majlinda Qilimi, Kryetar i Bashkisë Delvinë;
5. z. Adem Lala, Kryetar i Bashkisë Has;
6. zj. Luiza Mandi, Kryetar i Bashkisë Libohovë;
7. z. Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
8. z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë;
9. z. Kreshnik Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë;
10. z. Bardh Spahia, Kryetar i Bashkisë Shkodër;
11. z. Mark Babani, Kryetar i Bashkisë Vau Dejës;
12. z. Eduard Duro, Kryetar i Bashkisë Devoll;
13. z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Bashkia Divjakë.
KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr.30 dhe vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj z. Enea Hoti, person përgjegjës në Ministrinë e Brendshme, si dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 3.000 lekë ndaj:
1. zj. Joana Duro, person përgjegjës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
2. zj. Risena Xhaja, person përgjegjës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
3. zj. Edlira Zyfi, person përgjegjës pranë Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve;
4. z. Gazmend Turdiu, person përgjegjës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, u pezullua shyrtimi administrativ për kërkesën nr.31 të KSHZ, pasi nuk u plotësua kuorumi dhe u vendos riçelja e shqyrtimit në një datë tjetër.
KQZ gjobë për 13 kryetarë bashkish dhe 4 funksionarë ministrish,ja emrat
1–2 minuta





