Dje rreth ores 17 afer qendres ne Uppsala 70 km nga Stockholm në Suedi jane qelluar me armë zjarri në një berberane 3 persona. Mësohet se burrat janë ekzekutuar me plumb në kokë,ndërsa autori nuk është zbuluar nga policia.
Në këtë krim që ka tronditur vendin mendohet të jetë dora e udheheqësit mafioz më të kërkuar në Suedi, 34 vjeçari Ismail Abdo , i cili ka formuar një nga bandat më gjakatare në vend me një konspiracion të pathyeshem mafioz, i cili ka kryer vrasjen e pare 15 vjeç,ka jetuar dhe filloi aktivitetin pikërisht në Uppsala,sot është edhe në Danimarkë,Finlandē,Norvegji etj.
Ismail Abdo para disa kohësh u arrestua nga policia turke në trafik, ku ishte i veshur me antiplumb e arsenal armësh, por çuditërisht u lirua edhe pse Suedia e ka shpallur në kerkim ndërkombëtar dhe nuk është informuar nga autoritetet Turke që e liruan.
Nga lufta e bandave atij i kane vrarë para 2 viteve dhe nënën. Prej asaj kohe një cunam vrasjesh brutale,kane vazhduar deri ne masakra mizore.
Supozohet që ky person mbështetet edhe nga inteligjenca iraniane me info dhe logjistikë dhe se paguan keshilltarë ushtarakë që e udhëzojne për format e ruajtjes dhe shmangies nga kapja,apo vrasja nga bandat e tjera.
Ngjarja ka bërë bujë jo vetëm në Suedi por edhe ne mediat ndërkombëtare,pasi në Suedi,një nga vendet me të sigurta në botë,ka kohë qe krimi bandave është rritur edhe për shkak të tolerancës së policisë, që nuk ishte përballur me këtë lloj krimi edhe për ligjet e buta që ka Suedia.
44 persona në vit vriten me arme zjarri me Suedi.
Uppsala është nga më të goditurat nga vrasjet dhe ekzekutimet mes bandave.
Policia ka filluar një operacion të gjere për kapjen e vrasësit duke angazhuar,dron,helikopterë,një kontigjent të larte agjentësh,qen zbulues dhe ka bllokuar blloqe te tera banimi.
Një nga faktorët e mos zbulueshmërisë është edhe fakti që Suedia është nga vendet me nivelin më të ulelët të kamerave për arsye të ruajtjes së privatësisë
Mgjthatë, metodat teknologjike të hetimit special mendohet se do sjellin rezultate.
Plumb kokës 3 burrave në berberanë,ja ku ndodhi krimi
1–2 minuta





