Një zjarr i përmasave të mëdha në garazhin e një pallati në qytetin e Vlorës,ka djegur disa mjete të parkuara dhe dy biznese afër këtij objekti. Forca të shumta zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.

Re të zeza tymi vazhdojnë të dalin nga garazhi,ndërsa vatra e zjarrit thuajse është fikur. Nga hetimet rezulton që zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit të një bomble që ndodhej në garazh.

Lajme Te Ndryshme