Fillimi i muajit,që përkon me Ditën e Punëtorëve ka shtuar fluksin e udhëtarëve në pikën kufitare të Qafëthanës. Duke shfrytëzuar ditën e pushimit,qytetarë nga Shqipëria kane udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut,për të kaluar disa orë në Strugë apo Ohër.
Po ashtu,edhe një numër i madh qytetarësh të vendit fqinj kanë hyrë në vendin tonë nga kjo pikë kufitare,për të vijuar udhëtimin drejt Durrësit apo zonave të tjera bregdetare.

Policitë kufitare kanë marrë masa për të menaxhuar pa vonesa lëvizjen e udhëtarëve në të dy anët e kufirit.





