Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Korçës,Ivi Kaso ka depozituar një kallëzim në SPAK për kandidaten e PS, Besa Spaho.

Kaso akuzoi Spahon,kandidaten e preferuar të Niko Peleshit,si e cilësoi ai,për shkelje të rënda të ligjit. Kandidatja,sipas Kasos, po përdor insitucione si AKU, Tatim taksat,Hipotekat dhe të tjera,për tu bërë presion votuesve të votojnë Spahon,apo blerë vota për të.Kaso u ka bërë thirrje Spahos dhe Peleshit,të mos prekin votën e qytetarëve të Korçës,ndryshe,çdo bandit zgjedhor nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar.

Jo më larg se dje, Niko Peleshi,në një takim elektoral e vlerësoi Besa Spahon si kandidate shembullore,por denoncimi i Ivi Kasos,tregon se Spaho po shkëlqen në këtë fushatë si shkelëse e ligjit zgjedhor dhe penal.

Lajme Te Ndryshme