Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ndodhi afër mesnatës në një apartament të një pallati në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Por ky shpërthim shkaktoi panik dhe frikë në banorët e pallatit dhe zonës përreth.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor.
Nga veprimet paraprake të kryera policia dyshon se shpërthimi është inskenuar nga pronari i apartamentit Arbër Pepa dhe nipi i tij me qëllim për të përfituar azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian.
Policia ka bërë të ditur se nipi i autorit, i cili ka vendosur fizikisht lëndën shpërthyese, është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai pritet të përballet me akuza për shpërdorim të rrezikshëm të lëndëve plasëse dhe për bashkëpunim në një vepër penale me pasoja të rënda.
Banorët e lagjes tregojnë flasin për frikën e përjetuar dhe dëmet e shkaktuara.
Prokuroria ka në dorë prova të mjaftueshme që mbështesin pistën e inskenimit, referuar edhe pamjeve filmike,ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar edhe persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.
I vunë tritol shtëpisë për të përfituar azil,ja detajet e ngjarjes
1–2 minuta





