1 Maj 2025
2 të moshuar gjatë 2025-ës humbin jetë në vendin e punës në Qarkun e Korçës. U detyruan të punonin sepse nuk u dilte pensioni.
Po në këtë Qark, dhjetra të aksidentuar në vendin e punës për shkak të mos respektimit të rregullave teknike nga zbatuesit, evidentohen dhe raste fataliteti.
Në 6 Bashkitë e Qarkut evidentohen me mijra punonjës të cilët nuk kanë kushte optimale në vendin e Punës dhe në jo pak raste punojnë me orë të zgjatura, të papaguara!
Bizneset e Qarkut Korçë vuajnë mungesën e personelit, për shkak të emigrimit dhe kushteve më të favorshme diku tjetër për punonjësit.
Gazetarët e të gjithë mediave në Qarkun Korçë, nuk kanë një mbrojtje ligjore dhe as institucionale në raste të sulmeve për shkak të detyrës. Apo largimeve të padrejta nga vendi i punës.
Qarku i Korçës ka numrin më të lartë të personave të papunë, nëse bazohemi tek familjet që trajtohen me ndihmë sociale.
Këto janë arsyet që duhet të kujtojmë se 1 Maji nuk është ditë feste apo pikniku!
Ja pse 1 Maji nuk duhet të jetë ditë pikniku,shkruan Armand Braho
1–2 minuta





