Chris LaCivita në “kurth”! The Guardian nxjerr një bisedë të fshehtë të publikuar nga organizatat investiguese europiane Correctiv dhe Centre for Climate Reporting, ku LaCivita është shprehur se ndërhyrja amerikane në Shqipëri “pritet dhe mirëpritet”, ndryshe nga vende të tjera ku konsiderohet e papranueshme.
“Shqiptarët kishin një mentalitet tjetër. Është një nga ato vende ku ndërhyrja amerikane në zgjedhje pritet dhe mirëpritet. E drejtë. Në vende të tjera, jo aq shumë”, është shprehur LaCivita në një nga bisedat e publikuara.
Ai shton se ndihma e tij në këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë, jepet në mënyrë diskrete: “Unë përpiqem të ruaj njëfarë diskrecioni…”.
Deklaratat vijnë në një kohë kur Shqipëria ndodhet në mes të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Në të njëjtën bisedë, LaCivita konfirmon se ndodhej në Australi për të ndihmuar Partinë Liberale, por se, ndryshe nga Shqipëria, atje kishte zgjedhur të vepronte në fshehtësi të plotë për të shmangur vëmendjen mediatike.
La Civita figura kyçe e rrethit të ngushtë të Donald Trump ka përfunduar kështu në kameran e fshehtë që po bën xhiron e mediave botërore.
LaCivita në kurthin e Guardian: Ndërhyrja amerikane në Shqipëri mirëpritet
1–2 minuta





