“Njësiti guerril i Niko Peleshit në Korçë, hap zyrë elektorale  ngjitur me disa qendra votimi

PS e Korçës dhe Niko Peleshi janë duke shkelur në mënyrë flagrante,gjatë gjithë ditëve të fushatës elektorale Kodin Zgjedhor,por edhe Kodin Penal.

Në panik për humbjen e sigurt,nga e cila e ndan veç një hap,Niko Peleshi vazhdon të mbajë hapur zyra elektorale të PS, jo afër,por ngjitur me qendrat e votimit,për të intimiduar dhe  vënë nën presion qytetarët e Korçës ditën e votimit.

Si mund ta shihni në këto foto,ky objekt,ku sapo janë hapur qepenat,është zyrë elektorale e PS,ngjitur me shkollën Raqi Qirinxhi,ku janë vendosur disa qendra votimi.

Qepenat  e zyrës mbahen të shumtën e kohës mbyllur dhe hapen,kur eksponentë të PS,kandidatë dhe drejtorë të  administratës,futen brenda për të bërë mbledhje,në ilegalitet,si njësit guerril.

Edhe pse Kodi Zgjedhor ndalon subjektet politike dhe kandidatët të hapin zyra elektorale në më pak se 300 m distancë nga qendrat e votimit, Niko Peleshi urdhëron mbajtjen hapur të  zyrave ngjitur me qendrat e votimit,ku po gatuhen në errësirë zullumet e zakonshme të manipulimit të zgjedhjve,presioni mbi votuesit,por edhe blerja e votës.
PD e Korçës I bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të reagojë duke urdhëruar urgjentisht mbylljen e zyrës elektorale të PS ,ngjitur me shkollën Raqi Qirinxhi,ku janë vendosur disa qendra votimi,pasi kjo shkel hapur Kodin Zgjedhor.

PD i kujton drejtuesit politik të PS të Qarkut të Korçës,  Niko Peleshi, se do të përgjigjet deri në një dhe deri në fund para ligjit,për çdo tentativë apo veprim që cënon procesin zgjedhor dhe lirinë e qytetarëve për të vendosur me votë të ardhmen e tyre”- thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Pd dega Korçë.

Lajme Te Ndryshme