Gazetari Osman Stafa ka vijuar denoncimet për mungesën e trajtimeve për pacientët që vuajnë nga kanceri: Postimi i plotë i Stafës;

“Trajtimi me rreze nuk është shaka!!!
A keni zemër, ndjesi njerëzore.
Si e bëni gjumin e qetë?

PACIENTËT ME KANCER KANË MBETUR PA TRAJTIM. PA RREZE. LËNIA PA RREZE, NJËSOJ SI T’I LËSH PA ILAÇET KIMIO.

Raportova rreth një orë më parë se Akserelator Linear 2 është jashtë funksionit.
Ndërsa tani pacientët më thonë se edhe Akserelator 1 është jashtë funksioni.

Është çmenduri! Njerëzit i kanë kthyer të gjithë në shtëpi, me idenë që do ju telefonojmë kur të rregullohen. Rreth 80 pacientë me kancer që bëjnë rreze në ditë.

S’dihet kur do rregullohen, por edhe kur kjo të ndodhë, aty krijohet një kaos i madh.

Shqipëria me 2 Akserelator Linear. Kur duhen së paku 4-5. Por lekët i çojnë tek Kopshti “Eden”.
Kujt i shërben kopshti Eden? Ma thotë kush?

Me aq lekë, 4.3 mln euro, ishin blerë 2 akserelator të tjerë”- përfundon reagimi i gazetarit.

Lajme Te Ndryshme