Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Korçës Ivi Kaso ka denoncuar presionin e hapur që kandidatja e PS,ish- drejtore e Arsimit,po bën mbi mësuesit,duke i kërcënuar me vendin e punës:
” Nëpërmjet kësaj deklarate, duam të informojmë opinionin publik për shkeljet e njëpasnjëshme të drejtoreshës së pezulluar të arsimit në Korçë, Vinjola Rota.
E kapur nga deliri i madhështisë, drejtoresha e pezulluar e arsimit në Korçë, Vinjola Rota, kujton se ka gjetur mënyrën më efektive për të mbledhur vota, dhe kjo është duke iu bërë presion e duke kërcënuar mësuesit me vendin e punës. Madje shkon edhe më tej. Pretendon që mësuesit të kërkojnë votën për të edhe tek prindërit e fëmijëve.
Pranë Partisë Demokratike, Dega Korçë, kanë ardhur sinjalizime të shumta lidhur me këtë kandidate.
Duke përdorur presione të tipit: “në qendrën ku ti voton unë pres vetëm votën tënde e të familjes tënde dhe i kam të lexueshme”, kjo kandidate kërcënon mësuesit se nëse nuk i dalin ato vota, pas 12 Majit të “gjejnë vend ku të futen”.
Këto shkelje të kodit zgjedhor, duke përdorur pushtetin nuk mund të kalojnë kaq lehtë. I bëjmë thirrje prokurorit të SPAK që ka në juridiksion qarkun Korçë, si dhe agjentëve të BKH të stacionuar në këtë qark, të mos qëndrojnë pasivë por të marrin masa të menjëhershme.
Partia Demokratike deklaron se është në mbështetje të çdo mësuesi apo punonjësi tjetër të arsimit të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës nga presionet dhe shantazhet e kësaj ish-drejtoreshe.
Mësuesit dhe të gjithë punonjësit e tjerë të arsimit, të mos stepen fare nga kërcënimet boshe që bën një njeri i dëshpëruar si Vinjola.
Presionet e tyre, në datën 12 maj, do të përballen me forcën e ligjit.
Vota juaj, vota masive popullore do t’i vendosë përpara përgjegjësisë këta shantazhues delirantë që shohin ëndrra me karrige pushteti.
Mësues dhe qytetarë!
11 Maji është dita e kthesës së madhe! Dita kur shanazhet dhe presionet marrin fund njëherë e përgjithmonë. Kujtojeni këtë kur të keni fletën e votimit përpara!





