Një ditë pas incidentit të dhunshëm në Bilisht,ku u përfshi deputeti i PD të Korçës Bledion Nallbati,vëllai i tij dhe një shofer kamioni,Nallbati ka sqaruar në një komunikim me mediat incidentin:

“Jemi sot në këtë komunikim mediatik për të ndarë qëndrimin dhe të vërtetën tonë lidhur me incidentin e djeshëm në rrethrrotullimin e Bilishtit që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe drejtuesin e një mjeti të tonazhit të rëndë.
Fillimisht, unë e pranoj me përgjegjësi të plotë se reagimi im nuk ka qenë i duhuri. Pavarësisht kushteve të tensionit, unë si deputet duhet të qëndroja mbi provokimet, me gjakftohtësi dhe maturi. Ky ka qenë dhe mbetet standardi që përpiqem të ndjek në çdo dalje publike. Megjithatë, jam njeri para se të jem politikan, dhe ndonjëherë, në përballje me sharjet, nënçmimin dhe ofendimin personal, emocioni fiton terren përpara arsyes. Ky nuk është një justifikim, por një sqarim njerëzor dhe i sinqertë.
Ne si subjekt politik dhe unë personalisht jemi të përkushtuar të distancohemi dhe të dënojmë çfarëdolloj forme dhune, qoftë verbale apo fizike, dhe të jemi kundërshtarë të promovimit të saj.
Pavarësisht kësaj, incidenti i djeshëm na ka përfshirë, pa dëshirën tonë në një spirale e cila sidoqoftë është e dwnueshme për çdo qytetar aq më tepër për një ligjvenës.

Në këto ditë të fundit fushate elektorale e vërteta shpesherë transformohet si i volit interesit politik të momentit, ndaj ndjej detyrim përpara çdo qytetari që përfasqësoj dhe përpara cdo demokrati që na mbështet të ndaj me ju publikisht dinamikën e incidentit të mbrëmshëm dhe instrumentalizimin politik që po i bëhet sot:
– DINAMIKA
– SJELLJA E POLICISË
– NDËRHYRJA POLITIKE E N.PELESHIT

Sot, më shumë se kurrë, ndjej nevojën të riafirmoj përkushtimin tim ndaj komunitetit dhe qytetarëve që më kanë dhënë besimin. Do të vazhdoj të jem zëri i atyre që nuk dëgjohen, përfaqësuesi i atyre që kërkojnë drejtësi, dhe mbrojtësi i çdo qytetari që kërkon politikë të ndershme, të hapur dhe të përgjegjshme”- përfundon deklaratën Bledion Nallbati.

Lajme Te Ndryshme