Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Korçës Ivi Kaso ka denoncuar cilësinë e punimve tē aksit rrugor Maliq -Lozhan- Strelcë,i përuruar gjatë ditëve të fushatës elektorale nga Rama.
“Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë, pamjet nga droni të së cilës i publikoi vetë Rama dhe që nxituan ta përuronin përpara zgjedhjeve, po del që është një rrugë e ndërtuar shkel e shko dhe në nxitim e sipër.
E gjatë 19 km, i kushtoi xhepave të shqiptarëve 14 mln euro, por sipas ekspertëve të fushës, do ta ketë jetën shumë të shkurtër.
Shtresa e asfaltit të rrugës është aq e hollë sa, do të mjaftojë dimri i parë që ta dëmtojë. Ky asfalt elektoral, nuk mund të ishte ndryshe nga të tjerët.
Ashtu si të gjitha projektet që qeveria Rama i bën me çmime marramendëse dhe cilësi skandaloze. Sepse duan të vjedhin
Sepse paratë nuk shkojnë kurrë në destinacion, por në xhepat e pushtetarëve.
Sepse vizioni i vetëm i Ramës dhe shpurës së tij është vjedhja dhe abuzimi.
Nuk dihet si i ka kaluar kontrollet e cilësisë kjo rrugë, por nga ajo që shihet me sy, të bind që ndërtimi i saj duhet të jetë objekt hetimi nga Spak.
Mjaft më me abuzimin e parave të shqiptarëve. Mjaft më me Ramën dhe shpurën e tij të hajdutëve.
11 Maji është dita e ndryshimit të madh! Dita kur Shqipëria do të hyjë në rrugën e duhur të zhvillimit”-përdundon postimi në faqen e fb tē drejtuesit politik të Korçës Ivi Kaso.





