Trump e quan nder dhe emocion të madh për vendin e tyre dhe shprehet se mezi pres ta takojë duke shtuar se do të jetë një moment shumë domëthënës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike, i cili do të quhet ndryshe si Papa Leon XIV. Trump shkroi në rrjetet e tij sociale se është një nder i madh të kuptosh se ai është papa i parë amerikan. Trump e quan nder dhe emocion të madh për vendin e tyre dhe shprehet se mezi pres ta takojë duke shtuar se do të jetë një moment shumë domëthënës.
“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkruan Trump.





