“Bufi gjithmonë i ha minjtē e gjirizit.”
Chris LaCivita, strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, reagoi pas konfirmimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për një vizitë të mundshme të Sali Berishës në SHBA, duke përdorur një shprehje simbolike: “Bufi gjithmonë i ha minjtë e gjirizit.”

Përmes kësaj metafore, LaCivita sugjeron se, pavarësisht intrigave dhe pengesave të ngritura nga kundërshtarët, forcat e mençura, të vendosura dhe të drejta — si “bufi” — arrijnë të mposhtin elementët e errët dhe të pabesë të sistemit — si “minjtë e gjirizit”.

Kjo deklaratë përforcon idenë se opozita është në rrugën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përpjekjet për ta ndalur kanë dështuar një nga një.

,

Lajme Te Ndryshme