Shkruan: Eduart Bardhushi
Jemi gati për ta futur Europën në Shqipëri apo jo ?!?
“Po! Po! Po!” – bëjnë delet-humane.
Ashtu siç tha dhe deputeti që ka kontratën me 29-Shkurtin (që shfaqet një herë në 4 vite dmth) ,Ilir Pendavinji, nën drejtimin e “Mbretërisë Socialiste”, Europa do të futet në Shqipëri, jo Shqipëria në Europë, mësojeni këtë!!!
Mjerrë ne se kë kemi deputetë përfaqësues të zërit tonë, nisur nga të paaftit që s’dinë të lidhin 2 fjalë, e deri në ato me minifund që hidhen e përdridhen…
O popull-dele…(do thonë miqtë e mij socialist: pse “ofendon” me këtë term), nuk ofendoj se dhe unë dele bashkë me ju jam, por ama jam dele e zezë, kur do e kuptoni që e kemi në në dorë FUQINË për ndryshimin dhe rregullimin e ekonomisë, mirëqenies, ndalimin e emigrimit masiv të të rinjve nga vendi…e sa vite do kalojnë vallë?





