Një mjet ka humbur kontrollin në aksin rrugor Korçë -Ersekë. Aksidenti ndodhi gjatë mbrëmjes në afërsi të fshatit Dvoran. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë,duke u kthyer përmbys.
I plagosur në aksident ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili pasi u nxorr nga policia jashtë tij,u transportua në spitalin e Korçës për trajtim mjekësor. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






