Një e moshuar nga fshati Hoçisht i Devollit ka humbur jetën gjatë pasdites. E moshuara u gjet pa shenja jete në banesë. Ajo jetonte e vetme dhe policia po heton shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Dyshohet që 86 vjeçarja mund të ketë humbur jetën si pasojë e një infarkti,por nuk përjashtohet as pista e një rrëzimi,që I ka shkaktuar fraktura të rënda. Trupi i gruas është dërguar në morg,ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore,e cila do të saktësojë shkakun e vdekjes.
E rëndë në Devoll; E moshuara humb jetën,ja dyshimet
1–2 minuta





