Kryeministri Edi Rama,nga një studio televizive, e quajti PS të dikurshme,një bordello. Reagimet për etiketimin dhe gjuhën skandaloze kanë qenë të shumta. Mes tyre,ka një përgjigje për Ramën edhe vajza e ish-kryetarit të PS dhe deputetit të respektuar të Korçës Niko Faber,Mariela Faber.
“Përgjigje Edi Ramës nga vajza e një anëtari të Partise Socialiste Niko Faber, i cili nuk jeton më.
Di të them me bindje se këtë etiketimin “bordello” që i bën Partisë Socialiste të kaluar ta mbash për vete dhe për ata dhe ato që të rrethojnë.
Babai im kandidoi për këtë parti në 3 palë zgjedhje parlamentare dhe një herë për kryetar të Bashkisë të Korçës
Ai u vlerësua nga kjo parti dhe e nderoi atë kurdoherë. Kjo parti e zgjodhi se ai ishte një specialist i shkëlqyer në profesionin e tij, ishte ish student me diplomë universiteti “Shkëlqyer”, ishte Doktor i Shkencave ,ishte një ish basketbollist po i shkëlqyer dhe mbi të gjitha ishte një familjar e qytetar i shkëlqyer..
Ndërsa sot Rilindjen tënde e pērfaqëson në Korçë
një tjetër Niko , Peleshi.
Individ i padiplomuar ,që çon nëpër zyrat ku e punëson ti kartona diplomash të fallcifikuar.
Ai Rilindjen tënde e ka partinë e katërt qe ndërroi
Ai zyrën e kryetarit te bashkisë te Korçës e kishte kthyer në bordell.
Ai hajdut i çdo vendi që ti i ke servirur ,individi më paskrupuj që ka njohur qyteti
Ai mashtrues e vemje e lyrosur që nuk ka as turp as cipë.
E të tjera e të tjera…….
Kështu ti kryetar i bordellit Rilindje
Pa respekt Mariela Faber





